Mbyllja e basteve në Shqipëri, 700 milionë euro kalojnë për konsumin familjar

Shqipëria

Mbyllja e basteve në Shqipëri, 700 milionë euro kalojnë për konsumin familjar

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 09:30
Edi Rama

"Me ndalimin e basteve kalkulojmë një mesatare prej 700 milionë euro që shkojnë nga llumi dhe lumi i basteve, në konsumin racional të familjeve”, deklaroi Kryeministri shqiptar Edi Rama, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Duke folur për iniciativën e fundit të qeverisë për mbylljen e basteve, Kryeministri Rama tha në vijim se “kështu që do të ketë shumë më tepër kapacitet për konsumin familjar dhe do shikoni dhe ju përfitimin tuaj në këtë aspekt, por në radhë të parë është përfitimi i grave, i nënave dhe prindërve”.

Po ashtu, Kryeministri shtoi se përfitues janë dhe kategori të tjera, si të sëmurët nga obsesioni i paracaktimit të fatit.

“Dhe sigurisht është një kontribut i drejtpërdrejtë për shërimin e të sëmurëve nga obsesioni i paracaktimit të fatit”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat