Balla e pranon: Me Edmond Begon u njoha në 2015, ja kush na prezantoi

Shqipëria

Balla e pranon: Me Edmond Begon u njoha në 2015, ja kush na prezantoi

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 09:34
Taulant Balla dhe Edmond Bego

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur sot në lidhje me biznesmenin Edmond Bego, ish-i dënuar për trafik droge dhe deklaroi se deklaratat e PD-së janë një strategji për të ngulitur në mendje të opinionit publik njësërë akuzash.

Balla ka treguar për herë të parë dhe rrethanat se si është njohur me Begon. Deputeti i PS tha se duke e njohur si një biznesmen, besimtar mysliman, ka frekuentuar disa herë edhe lokalin e tij për të pirë kafe.

“Unë nuk bëj pjesë në atë racë politikanësh që një njeri që e njohin thonë nuk e njohin. Unë nuk bëj pjesë në atë racë politikanësh që dalin për turp në krye të parlamentit dhe thonë nuk njoh baxhanakun, nuk njoh kunatin. Unë kam thënë e njoh. Sot për herë të parë po them rrethanat në të cilat e njoh. Zotëria në fjalë më është prezantuar nga disa prej drejtuesve më të lartë të komunitetit mysliman. Zotëria në fjalë si sipërmarrës në vitin 2015 kur unë e kam njohur për herë të parë, fund 2014-ës, fillim i 2015-ës në mos gaboj ka kontribuar në një prej xhamive të zonës sime elektorale për të cilën komunitetit në radhë të parë dhe zotërisë i jam shumë mirënjohës. Si kontribuues në atë xhami e kam falënderuar dhe sigurisht prej atij momenti e kam njohur sepse dhe unë dhe ti kemi pirë kafe në lokalin e këtij personi”, deklaroi Balla në “Opinion”.

Më tej, Balla tha se nuk ishte në dijeni se ai ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Por Balla nuk ka mundur të japë një përgjigje të saktë se sa herë ka udhëtuar me Begon. Fillimisht ai tha që ka udhëtuar vetëm një herë, me pas tha që kam udhëtuar disa herë dhe kur u pyet përsëri nga Fevziu se sa herë kishte udhëtuar, tha që do i numëroj dhe të kthej përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat