“Bastet s’shpëtohen dot”, Rama nxjerr foton e Berishës në kazino dhe paralajmëron…

Shqipëria

“Bastet s’shpëtohen dot”, Rama nxjerr foton e Berishës në kazino dhe paralajmëron…

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:19
Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot debatin në lidhje me mbylljen e kazinove. Edhe pse nuk ishte i pranishëm në Kuvend, nga rrjetet sociale ka thumbuar kundërshtarin e tij politikë duke publikuar një foto të Berishës në kazino.

Rama në një postim në Instagram, ka publikuar një foto të Berishës në një kazino dhe shkruan se  bastet nuk i shpëton dot asnjë.

“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike”, shkruan Rama në postimin e tij.

Image
 
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat