Dalin pamjet/ Si u arrestua Stresi, i zhveshur në shtratin e hotelit kur i vunë prangat

Shqipëria

Dalin pamjet/ Si u arrestua Stresi, i zhveshur në shtratin e hotelit kur i vunë prangat

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:42
Pamje nga video

Policia ka publikuar sot videon e arrestimit të këngëtarin Arkimed Lushaj të njohur si Stresi.

Në videon e bërë publike nga policia këngëtari shihet  i shtirë në krevat, teksa policia i vë prangat.

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose siç e njohin të gjithë me emrin Stresi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni të organizuar nga TaskForca qendrore e Policisë së Shtetit, në kuadër të “Forcës së Ligjit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën ku ai po qëndronte, Policia gjeti një armë zjarri, pistoletë “Pjetro Beretta”, me 12 fishekë, që dyshohet të jetë pa lejen e autoriteteve, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike të llojit kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat