DETAJET/ Orientonte shitësit e drogës, Stresi një vit në përgjim. Ja roli në grup

Shqipëria

DETAJET/ Orientonte shitësit e drogës, Stresi një vit në përgjim. Ja roli në grup

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 13:04
Stresi

Arrestimi i Arkimed Lushajt, i njohur si Stresi, shkaktoi bujë në mediat shqiptare. Por, kjo nuk është hera e parë që 31-vjeçari ka probleme me policinë.

Edhe pse e ka pranuar publikisht se është një person rebel, nuk pritej aq ai të ishte anëtar i një grupi kriminal.

Stresi akuzohet për trafik droge dhe krime kundër personit. Mësohen detaje të tjera nga arrestimi i Stresit dhe roli i tij në këtë grup.

Mësohet se Arkimend Lushaj ishte prej 1 viti në përgjim. Ai është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës. Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

Burime të sigurta nga policia thanë për “BalkanWeb” se në grupin kriminal Stresi nuk ka rol drejtues por periferik.

Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua mbrëmjen e kaluar pasi kishte informacion se do ikte jashtë shtetit. Ai u kap në një hotel, ku ishte i zhveshur, video që është publikuar sot nga policia.

Mësohet se në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe Stresi.

Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e bllokut, por edhe ne periferi të Tiranës. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat