“Lojërat e Fatit” me procedurë të përshpejtuar, Balla: PD të kthehet në Kuvend

Shqipëria

“Lojërat e Fatit” me procedurë të përshpejtuar, Balla: PD të kthehet në Kuvend

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 14:31
Taulant Balla

Me kërkesë të Kryeministrit, mazhoranca vendosi ta kalojë p/ligjin për lojërat e fatit me procedurë të përshpejtuar, duke programuar miratimin në seancë javën e ardhshme. Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit, i ka bërë thirrje edhe deputetëve të opozitës që të kthehen në Kuvend për të miratuar ndryshimet e kërkuara.

Kuvendi votoi me 71 vota kërkesën e Partisë Socialiste për futjen e projektligjit për “Lojërat e Fatit” me procedurë të përshpejtuar.

Kërkesa e maxhorancës u bë sot gjatë seancës së Kuvend, seancë në të cilën opozita mungoi sërish.

Projektligji parashikon mbylljen e pikave të basteve dhe zhvendosjen e kazinove jashtë qendrave të banuara.

Nga hëna e ardhshme projektligji pritet të nisë shqyrtimin në komisionet parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat