Paketa antishpifje, “luftë” kundër medieve apo opozitës?

Shqipëria

Paketa antishpifje, “luftë” kundër medieve apo opozitës?

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 21:46
Foto

Paketa antishpifje e propozuar nga Kryeministri Rama u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” nga Eni Vasili.

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë u shpreh se paketa do të mbetet vetëm virtuale, pasi kryeministri nuk i ka votat për ta miratuar atë. Manjani tha se sulmi i kryeministrit ndaj mediave dhe gazetarëve është më i ashpër se ndaj opozitës.

“Kjo paketë është ende virtuale. E vetmja gjë ekzekutive sot është urdhri i AKEP për portalet. Për mendimin tim këtë duhet ta bënte më mirë Drejtoria e Tatimeve. Shpifjen do ta pranoja, por fyerjen jo. Nëpërmjet shpifjes dalin edhe disa të vërteta. Edi Rama është model politik në këtë pjesë, medias i duhet shumë pasi ai bën shoë. Ai në këtë rast e ka me ta gjithë. Sulmi ndaj gazetarëve është pak më i ashpër, por është virtual, pasi falë kushtetutës nuk i ka votat për ta kriminalizuar shpifjen.

Gazetari Çim Peka tha se Rama e ka të pamundur të mbyllë portalet. “E ka të pamundur të kontrollojë të kontrollojë portalet. Edi Rama nuk izolon dot më skandalet dhe për këtë arsye po e bën këtë sulm”.

Ndërkohë, Shpëtim Nazarko, analist, reagoi ndaj Pekës, duke thënë se nuk do i quante fare skandale rastet e Babales apo të Xhisielës, duke thënë se ato janë në favorin e qeverisë dhe sipas tij, Ramës do t’i shkonte në favor nëse do t’i linte mediat të merreshin me të tilla çështje.

Për gazetarin Arjan Çani, me këtë paketë nuk do të ketë më politikë në ekrane, por në gjykata. “Unë e shoh këtë çështje ndryshe. Unë shoh që ka pafund çështje “Babale” në këtë vend. Politika nuk do të bëhet më në ekrane, por në gjykata. Tani do humbasin shijen e debateve të vërteta antishpifje”, u shpreh gazetari Arjan Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat