"Bastet", Vasili tregon çfarë i tha Ramës në 2013 për lojërat e fatit

Shqipëria

"Bastet", Vasili tregon çfarë i tha Ramës në 2013 për lojërat e fatit

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:49
Petrit Vasili dhe Edi Rama

Lëvizja Socialiste për Integrim duket indiferente përballë ftesës së mazhorancës për tu kthyer të enjten në Kuvend për lojërat e fatit.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, thotë se nuk e sheh serioz Ramën në nismën për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive, duke zbuluar dhe bisedat që ka bërë me të në 2013.

Vasili: Nuk kam fare ndërmend ti përgjigjem as Taulant Ballës, aq më pak Edi Ramës, sepse e gjitha është një tollovi  dhe propagandë e shtyrë në kohë. Jam prononcuar që në 2016. Këta të dy janë bërë si shpirta binjakë, se i ka bashkuar halli. Me 31 dhjetor 2016 i kam thënë Edi Ramës të fusë në seancën e parë të janarit ligjin përkatës dhe e kam garantuar jo vetëm për mbështetjen e plotë, por i kam thënë se në rast se një nga anëtarët e grupit parlamentar të LSI nuk do ta votonte do të përjashtohej nga grupi.I kam bërë dhe një thirrje në fund: Uroj të kesh bërë të gjithë votat e deputetëve të tu bashkë që ta kalosh. Tani kryeministri nga karagjoz bëhet serioz. Pse nuk ndodhi 3 vjet, se edhe është ankuar.

E teksa Rama foli për presione ndaj deputetëve socialiste dhe mesazhe nga burgu 313, Vasili ka këtë koment.

Vasili: Pse nuk shkojnë dhe i denoncojnë në prokurori meqë vinë dhe nga burgjet. Burgjet a i administron kjo qeveri. Sms vinë nga burgjet, do të thotë se paska celularë në burgje.Pse ka frikë, të bëjë fije fije burgun. Pse nuk është shkarkuar drejtori i burgut 313? Ky është prishur nga mendtë e kokës.Burgu nuk është në dorë të Perëndisë. Nga kush trembet Kryeministri?

Mbi vakancat në KQZ, Vasili thotë se kodi e ka të përcaktuar qartë se nga cilat parti zgjidhen anëtarët.

Vasili: Kodi zgjedhor thotë se KQZ ka 7 anëtarë, dy nga partia më e madhe e mazhorancës dhe dy nga partia më e madhe e opozitës. I treti në njërin krah dhe i treti në krahun tjetër zgjidhen nga dy partitë e tjera më të mëdha që vinë nën secilin krah politik. LSI është e dyta me 19 deputetë.

Së pari duhet të kemi paralament, nuk kemi as parlament dhe as kryetar kuvendi. Janë thirrje që bien në boshllëk. Kryetari i parlamentit, që në shkurt 2016 kemi depozituar një nismë për koncesionet që ropën dynjanë.Ligji edhe sot e kësaj dite nuk është shqyrtuar.I jam drejtuar dhe me letër Gramoz Ruçit.

Nuk kthen asnjë përgjigje, parlamentin e kanë një vend ku ndajnë gjënë. Ky kryetar parlamenti nuk i drejtohet dot opozitës.

Vasili akuzon kryeministrin Rama se po bën një reformë zgjedhore të anjëanshme ndërsa thotë se me Bashën nuk kanë diskutuar për djegie mandatesh.

Vasili: LSI nuk ka strategji të ndarë nga opozita.Kryeministri arriti të bëjë një reformë të njëanshme zgjedhore. Nuk ka ndodhur as në '91.Siç grabisin vota dhe koncesione duan të grabisin dhe zgjedhjet. Këta urrejnë rregullat.

Nuk kemi diskutuar për djegien e mandateve.Kemi diskutuar për gjithë frontin politik opozitar, komunikim intensiv me qytetarët dhe ndërkombëtarët.

Një aksion të shtrirë në terren që do të ketë kulmet e veta, veçanërisht domethënëse për kthesën e madhe që do të ndodhë në Shqipëri. Në këtë plan diskutohet dhe për reformën zgjedhore, qëndrimet ndaj saj.

Dhe mbi të gjitha demaskimin në çdo vend nga BE deri SHBA për tu treguar se reformën zgjedhore po e bëjnë në mënyrë të njëanshme dhe duan të vjedhin zgjedhjet në tavolinë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Është instrument që ka lindur nga reforma në drejtësi. Kemi paraqitur një paketë të tërë për të pasur një reformë të qartë, të thjeshtë, të paanshme dhe të zbatueshme. Reforma ka humbur afatet e veta kushtetuese, kjo reformë është zgjidhur në mënyrë të njëanshme në shumë momente ku ka kulmuar me zgjedhjen e kryeprokurorit.

8 muaj para zgjedhjeve, aleancë me PD?

Jemi në bashkëpunim politik të hapur për një front politik që ka bërë mbi të gjitha mbi rrëzimin e qeverisjes së Edi Ramës. Fitorja e një bashkie apo tjetër është shumë më minor se kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat