Zjarr në Malësi të Madhe. Merr flakë pylli në Shkrel

Shqipëria

Zjarr në Malësi të Madhe. Merr flakë pylli në Shkrel

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:01
Ilustrim

Pas zjarrit në një pyll të Lushnjes, një tjetër vatër flakësh u aktivizua në Malësi të Madhe të enjten.

Qytetarët dërguan në “Ti raporton” në Top Channel pamje nga zjarri që nisi rreth orës 16:00 dhe vazhdoi edhe gjatë natës në Shkrel.

Zjarrfikësit punuan gjatë për të fikur zjarrin që shkrumboi 1 hektar sipërfaqe.

Sipas specialistëve, zjarret e vjeshtës nëpër Shqipëri konsiderohen se nuk janë rastësore, por pasoja të pakujdesisë së banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat