Ministri i Jashtëm turk në Tiranë, nis axhendën e takimeve zyrtare

Shqipëria

Ministri i Jashtëm turk në Tiranë, nis axhendën e takimeve zyrtare

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:45
Ditmir Bushati dhe Mevlüt Çavu?o?lu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu, do të qëndrojë sot në Tiranë në vizitë zyrtare.

Axhendën e takimëve Çavu?o?lu e nisi nga Ministria e Jashtme, me homologun Ditmir Bushati.

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Në përfundim të takimit që po mbahet në selinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ministri Çavu?o?lu, do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, ministri Çavu?o?lu do të realizojë një vizitë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat