Rrugën po merr Osumi, aksi Berat-Velabisht i rrezikshëm

Shqipëria

Rrugën po merr Osumi, aksi Berat-Velabisht i rrezikshëm

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:41
Aksi Berat-Velabisht

Rrugën e vetme që lidh Beratin me fshatrat e Velabishtit po e merr Osumi duke e bërë të rrezikshme lëvizjen aty. Amortizimi i rrugës është bërë pengesë edhe për fermerët që nuk mund të nxjerrin në treg prodhimin bujqësor e blegtoral. Bashkia Berat ndërkohë është dorëzuar për mungesë fondesh.

Kjo është rruga e vetme që lidh banorët e Velabishtit me Beratin, por lëvizja aty sipas drejtuesve të mjeteve po bëhet gjithmonë e më e rrezikshme.

Banor: "Ka mbi 20 vite në këtë gjendje."

Velabishti është një prej zonave të njohura në Berat për kultivimin e ullirit dhe fruti kulturës. Por gjendja skandaloze e rrugës është bërë pengesë për daljen e fermerëve në treg.

Bashkia e Beratit prej kohësh e ka konsideruar si të pamundur investimin për këtë rrugë, për shkak të mungesës së fondeve.

E vetmja ndërhyrje që është bërë në këtë rrugë është hedhja e një sasie çakulli që vetëm sa ka vënë në vështirësi mjetet për shkak të cilësisë jo të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat