“Lideri i preferuar Berisha apo Basha?”, Grida Duma tregon se çfarë mendon për Topallin dhe Bregun

Shqipëria

“Lideri i preferuar Berisha apo Basha?”, Grida Duma tregon se çfarë mendon për Topallin dhe Bregun

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:35
Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka qenë e ftuar të mërkurën në emisionin “Soiree”, ku u ka kthyer përgjigje pyetjeve të Jonida Shehut.

Kur moderatorja e pyeti se cili është lideri i PD-së i preferuar, Sali Berisha apo Lulzim Basha, ajo tha: “S’kam asnjë lider të preferuar. S’ka preferenca në lidera. Ka gjykime, ka analiza, ka nevoja, ka të duhur apo jo. Padyshim që është epoka e Lulzim Bashës”.

Ndërsa e pyetur se çfarë mendon për Jozefina Topallin apo Majlinda Bregun, Duma tha: “Pse domosdoshmërisht duhet të mendoj për to. Herë pas here e quaj humbje kohe. Nuk mendoj fare. E kam quajtur humbje kohe jo sot, por gjithmonë”.

Gjithashtu Jonida e pyeti edhe për momentin që u përlot teksa foli para studentëve për t’i frymëzuar për lidershipin e ri. Shehu i tha nëse i erdhi vërtetë për të qarë apo ishte në skenar?

“Ajo është gjëja më e vërtetë që kam bërë unë. Aty jam maksimalisht vetja. Kam pasur, madje kam akoma njerëz të afërt apo njeri të afërt i cili më thotë moj qaj, mos u prek se njerëzit nuk të njohin për të. Nëse je e vërtetë, audienca e madhe e ndjen që je e vërtetë”, tha Grida Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat