Laboratori i heroinës në Has, ja emrat e të arrestuave

Shqipëria

Laboratori i heroinës në Has, ja emrat e të arrestuave

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:59
Foto ilustruese nga laboratori i Xibrakes

Kanë dalë detaje të reja nga operacioni antidrogë i ditës së sotme në Has.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se të paktën 3 persona janë identifikuar si të arrestuar.

Bëhet fjalë për dy persona, babë e bir të cilët janë arrestuar.

Ata janë Mustaf e Xhavit Shuti, të cilët mësohet se kishin edhe një furgon që bënte linjën nga Hasi për në Durrës.

Ka qenë policia gjermane që ka bërë hetimet e saj për këtë laborator droge, pas informacioneve që ka dhënë Arbër Çekaj.

Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Shqipërinë dy ditët e fundit e ka vizituar Drejtori i Policisë Gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat