“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Shqipëria

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 21:58
Edi Rama

Rasti i fundit i legalizimit të kanabisit ka qenë ai në Kanada dhe “suksesi” ka qenë aq i madh saqë “malli” nëpër dyqane ka përfunduar shumë më shpejt se rradha e njerëzve.

Mbi këtë çështje është pyetur kryeministri Rama, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë. Gazetari Çani i ka dhënë rastin e Kanadasë dhe i ka sugjeruar që të legalizojë kanabisin.

Rama është përgjigjur se një vendim i tillë nuk mund të merret përderisa në Shqipëri nuk është mbyllur ende kapitulli i luftës ndaj kanabisit kriminal. Por kjo deklaratë e Ramës bie në kundërshti me dhjetëra herët kur kryeministri ka folur për “kapitull të mbyllur” të mbjelljes së kanabisit në Shqipëri, një debat i cili kohët e fundit është sfumuar në politikën shqiptare.

-Pse nuk e bën?

Rama: Sepse nuk kemi... duhet të mbyllim kapitullin me luftën ndaj kanabisit kriminal. Duhet të kesh kapacitet kontrollues të plotë ndaj territorit dhe të mbyllësh betejën ndaj krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat