Juristi paralajmëron: Pas mbylljes të lojërave të fatit, do rritet kriminaliteti

Shqipëria

Juristi paralajmëron: Pas mbylljes të lojërave të fatit, do rritet kriminaliteti

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 07:14
Ledio Braho

Juristi Ledio Braho i ftuar në "Ekopolitikë" tha se nxjerrja e rreth 10 mijë personave pa punë pas mbylljes së lojërave të fatit, do të rritet kriminaliteti në vend duke sjell si rast Gjermaninë.

Pjesë nga biseda: 

Braho: Këto janë shoqëri me bilance dhe të gjitha bilancet do t'ia kërkojnë shtetit deri në 2026-n të paktën. Pra të gjitha fitimet e munguara të këtyre shoqërive. Do shtohet edhe dëmi që gjithë këto kompani nga kontratat e punës që do të zgjidhin, nga kontratat e qirasë që do të zgjidhin. Të gjitha këto janë fatura.

Niko Lera: Kompanitë e lojërave të fatit kanë paguar një tatim rreth 4 mln euro.

Braho: Më 1 janar këto do të jenë shoqëri në likuidim. Do të pezullojnë aktivitetin më 1 janar do hapin procese gjyqësore me shtetin. Shumica e këtyre 10 mijë personave normalisht që do të vazhdojnë aktivitetin, por do ta vazhdojnë në të zezë. Kur është rritur kriminaliteti në Gjermani në 2010 se çfarë shteti ka, imagjino çfarë mund të bëhet në Shqipëri. Do krijohet një amulli për një tek të kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat