Vijon puna për restaurimin e memorialit të Skënderbeut

Shqipëria

Vijon puna për restaurimin e memorialit të Skënderbeut

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 09:26
Restaurimi i memorialit të Skënderbeut

Projekti për rehabilitimin e plotë të Memorialit të Skënderbeut, Kishës së Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut), të mureve të qytetit antik Lis dhe zonën breglumore të Parkut Arkeologjik, po merr formë të plotë çdo ditë e më shumë.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes ndjekësit në rrjetin social facebook, me pamje nga kantieri i punës për restaurimin e memorialit të Skënderbeut.

“MIRËMËNGJES , dhe me këto pamje nga kantieri i punës për restaurimin e memorialit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Lezhë, ju uroj një fundjavë të qetë “, shkruan Rama.

Projekti i hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës financohet nga Ministria e Kulturës si pjesë e programit “Rrugët e Besimit”, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.

Projekti parashikon restaurimin e plotë të memorialit, Kishës së Shën Nikollit, riformulimin e mbulesës së objektit, sistemin e ndriçimit dekorativ dhe funksional, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në mozaik dhe afreske.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat