Berisha: Votimi për ndryshimin e emrit kontribut për paqen në rajon

Shqipëria

Berisha: Votimi për ndryshimin e emrit kontribut për paqen në rajon

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 09:41
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka përshëndetur votimin në Kuvendi e Maqedonisë për ndryshmin emrit.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky votim është gjithashtu një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Postimi i plotë:

Nje votim historik per t’u pershendetur ne parlamentin e Maqedonise se Veriut!

Te dashur miq, mbreme parlamenti i Maqedonise se Veriut ne nje votim historik miratoi paketen e ligjeve te Marreveshjes se Prespes, duke firmosur keshtu anetaresimin e vendit ne Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe perspektiven e sigurte per hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ky votim eshte gjithashu nje kontribut per paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone. Ndaj me kete rast pershendes te gjitha forcat politike shqiptare dhe maqedonase per vendimin e tyre historik. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat