Arrestimi i reperit Stresi, flet babai: Pse është një hakmarrje!

Shqipëria

Arrestimi i reperit Stresi, flet babai: Pse është një hakmarrje!

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 18:59
Sali Lushaj

Në një kohë kur djali i tyre, Arkimed Lushaj u arrestua për armëmbajtjeje pa leje si dhe përfshirje në një grup kriminal, Sali Lushaj dhe bashkëshortja e tij kanë thyer sërish heshtjen, ndërsa japin detaje mbi ngjarjen.

Të ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ babai dhe nëna e këngëtarit të njohur me emrin e artit Stresi, treguan se si e kishim marrë vesh arrestimin. Sali Lushaj tha se arrestimi është bërë për hakmarrje, pasi ai bëri një denoncim ndaj deputetit të PS-së Taulant Balla.

Si e mësuat arrestimin? 

Babai: E mësuam përmes avokatit. Ishim në shtëpi, ai na bëri një telefonatë. Më tha; “Keni parë ndonjë kronikë, ndonjë lajm”.

Më tha se “tek drejtoria pash Stresin. Pash një arrestim të tmerrshëm. Me kapuç, të blinduar”. Dhe kaq’. Kemi shkuar tek

Drejtoria e Policisë dhe na thanë se ishte ndaluar, por nuk na dhanë shpjegim.

Nëna: E morëm vesh në të enjten mënyrë. Ishte një telefonatë nga avokati. Ai e mësoi rastësisht aty. Sheh një person me arrestim të bujshëm, me antiplumb, ku dallon stresin. Stresi tha që të njoftonte familjen.

Kur folët me të?

Babai: Folëm që në mëngjes

Nëna: Ai kishte 4 koncerte. Atë natë ishte në një dalje me shoqërinë. Tha se do rrinte deri vonë. Më mëngjes telefonoi dhe tha; “mami nuk do vijë, do pushojë në hotel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat