Verniku, fshati minoritar në Korçë që ka mbetur me shtëpitë bosh

Shqipëria

Verniku, fshati minoritar në Korçë që ka mbetur me shtëpitë bosh

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 19:02

Banorët e fshatit minoritar të Vërnikut në Korçë thonë se ndihen të braktisur nga shteti. Ata apelojnë për investime, në të kundërt kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve.

Ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës por fshati Vërnik nuk ka njohur kurrë investime.

Mungesa e kushteve ka detyruar banorët që ta brakstin atë. Nga 400 banorë  sot aty kanë mbetur vetëm 30.

Banorët e këtij fshati, të cilët mbajnë dy nënshtetësi bullgare dhe shqiptare, shprehen të zhgënjyer nga politika e cila nuk ka mbajtuar asnjë premtim.

Banorja: Nuk ka rrugë.

Të moshuarit janë ata që dominojnë fshatin, pasi të rinjtë të gjendur pa punë e shpresë për të ardhmen janë larguar jashtë Shqipërisë.

Banori: Duhet urgjentisht rruga, kanalizimet dhe uji i pijshëm.Fshati është braktisur që në vitin 1992 nga shteti.Kanë mbetur beqarë shumica e djemve, kemi 10-15 djem beqar sepse nuk vjen nuse këtu.

Ata që kanë mbetur kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve, madje thonë se do kërkojnë të njihen si shtetas bullgarë pasi shteti shqiptar për ta nuk ekziston.

Banori: Premtimet që kanë dhënë radhën e parë dhe do japin, ti konkretizojnë pastaj të vinë dhe të kërkojnë në fshat.

Mungesa e investimeve pranohet edhe nga kryebashkiaku i Devollit.

Bledjon Nallbati: Janë 6 km rrugë dhe një terren shumë i vështirë që do të thotë se kërkojnë një sasi të konsiderueshme parash të cilat ne fatkeqësisht nuk i kemi. Buxheti i bashkisë së Devollit është i limituar.

Kryetari, Bledjon Nallbati, shprehet se po bashkëpunohet me Ambasadën bullgare për të kryer investime në fshatin Vërnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat