Minierë ari/ Ja sa miliarda euro humb Shqipëria nga marrëveshja për detin me Greqinë

Shqipëria

Minierë ari/ Ja sa miliarda euro humb Shqipëria nga marrëveshja për detin me Greqinë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Mediat greke shkruajnë sot se rezervat e naftës dhe gazit me vlerë 600 miliardë euro në Detin Jon dhe Kretën e Jugut, është arsyeja kryesore se përse grekët kërkojnë të nënshkruajnë me çdo kusht marrëveshjen me Shqipërinë, e cila deri tani nuk po lejohet nga presidenti Meta, pasi qeveria dhe kryeministri Rama e kanë falur me kohë.

Të paktën 3 miliardë fuçi nafte dhe rreth 4 trilion kub gaz natyror janë fshehur në Detin Jon dhe në jug të ishullit të Kretës, tha të hënën Yannis Bassias, Kryesues dhe Drejtor Menaxhues i Hellenic Hydrocarbon Resources. Ai tha shpimet për nxjerrjen e naftës dhe gazit do të fillojë brenda tre vjetësh pas nënshkrimit të kontratave përkatëse, shtoi ai duke dhënë një fjalim në Samitin e Med Petroleum të organizuar nga IN-VR Oil & Gas në Athinë, 7-8 maj 2018.

‘Një thesar i vërtetë është zona detare jashtë Kretës dhe në detin Jon’, deklaroi Bassias duke shtuar se vlerësimet për burimet e depozitave bazohen në ngjashmëritë midis rajoneve të Greqisë perëndimore me zonën ku u gjet fushata e gazit natyror Zohr (Egjipti) dhe ngjashmëritë që ekzistojnë në zonat në jug të Kretës me ato të fushave 'Calypso' dhe 'Onesiforos' në Qipro.

Prandaj vlerësohet se rezervat e gazit natyror në Greqi janë të paktën 4 trilion metra kub ose mund të jenë deri në 30 trilion kub, ndërsa rezervat e naftës vlerësohen në tre miliardë fuçi

Ai vuri në dukje se shpimet e para në zonat e Patras Bay dhe Katakolo, Veri dhe Jug Peloponez, për të cilat lejet janë dhënë më herët, do të zhvillohen deri në fund të vitit 2019. Sipas Hellenic Petroleum (ELPE) mundësia që burimet do të jenë rreth 140 milionë fuçi.

Fitimet e qeverisë nga këto burime vlerësohen në rreth 600 miliardë euro në një thellësi prej 25 vjetësh dhe këto para mund të fillojnë të rrjedhin në fondet shtetërore që nga fillimi i nënshkrimit të kontratave operative, tha Bassias sipas mediave greke.

Takimi 2-ditor i Med Petroleum është mbajtur nën patronazhin dhe miratimin e plotë të Kompanisë Hellenic Hydrocarbon Resources Management dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të nivelit të lartë të Ministrisë, NOC dhe Hidrokarbureve nga Mesdheu, si dhe partnerët kyç në naftën Med dhe industrinë e gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat