‘Laguna ka një banor të ri’, gjuetarët i kthehen keq Blendi Klosit: Boll se na çave tr...n

Shqipëria

‘Laguna ka një banor të ri’, gjuetarët i kthehen keq Blendi Klosit: Boll se na çave tr...n

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 11:03
Blendi Klosi

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi përmes një postimi në ‘Facebook’ njoftonte se “një banor i ri ishte shtuar në lagunën e Orikumit”. Ai i referohej një zogu që nga shkenctarët quhej “Fishkëllyesi i murmë”, që në zonat tona nuk ishte parë asnjëherë më parë.

“Ky lajm i bukur që vjen nga studiuesit e AOS dhe studiuesit hungarezë, mbështetur nga stafi i zonave të mbrojtura në Vlorë, dëshmon biodiversitetin e pasur të kësaj lagune, ku qetësia nga moratoriumi i gjuetisë ka dhënë efektet e padiskutueshme pozitive në shtimin e shpendëve edhe në këtë zonë”, shkruante Klosi.

Por ky postim i ministrit duket se ka tërhequr vëmendjen e gjuetarëve. Organizata joqeveritare “Gjuetia dhe Gjahu” përmes një postimi në ‘Facebook’ i ka reaguar ashpër Klosit duke thënë se kjo është anomali e natyrës dhe jo sukses i moratoriumit.

Postimi i organizatës “Gjuetia dhe Gjahu”

O Blendi… o “caro di lala”…
Moratoriumi i gjuetisë duhej të shtonte njërën ose disa nga 21-22 llojet e faunës objekt gjuetie.
Se vjen zogu 8gr nga Pakistani në lagunën e Pashalimanit apo zogu i Tunës në zyrën tënde…, nuk quhet sukses i moratoriumit, por quhet anomali e natyrës.

Prandaaaj… boooll na e ÇAVE TRAPIN me këto budallallëqe.

Postimi i Blendi Klosit:

Një “banor” i ri është shtuar në lagunën e Orikumit. I quajtur nga shkencëtarët, Fishkëllyesi i murrmë, kjo specie e re, e pavrojtuar asnjëherë më parë në vendin tonë, është mjaft e rrallë në Europë.

Ky lajm i bukur që vjen nga studiuesit e AOS dhe studiuesit hungarezë, mbështetur nga stafi i zonave të mbrojtura në Vlorë, dëshmon biodiversitetin e pasur të kësaj lagune, ku qetësia nga moratoriumi i gjuetisë ka dhënë efektet e padiskutueshme pozitive në shtimin e shpendëve edhe në këtë zonë.
Rezultatet e një ekspedite në fund të muajit gusht treguan se në këtë lagunë,në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në Gadishullin e Karaburunit dhe brigjet detare të zonës ka më shumë se 225 specie shpendësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat