Apeli i ambasadores franceze: Nuk ka negociata nëse s’ka bashkëpunim

Shqipëria

Apeli i ambasadores franceze: Nuk ka negociata nëse s’ka bashkëpunim

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:00
Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasak

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasak ishte në Korçë, ku mori pjesë në ceremoninë për 20 vjetorin e aleancës Francë-Shqipëri.

Ambasadorja i bëri apel qeverisë dhe opozitës që të punojnë së bashku në mënyrë që zbatohen të gjitha detyrat e lëna nga Bashkimi Evropian deri në 26 qershor 2019, kohë kur pritet hapja e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet”, deklaroi ambasadorja franceze.

Në qershor Franca ishte një nder 3 vendet anëtarë të bashkimit evropian që këmbëngulën për shtyrjen e negociatave vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat