Mediat shqiptare: Pritet arrestimi i një ish- ministri, të tjerë VIP-a në pranga - Bota Sot
Mediat shqiptare: Pritet arrestimi i një ish- ministri, të tjerë VIP-a në pranga

Shqipëria

E martë, 13 nëntor 2018

Mediat shqiptare: Pritet arrestimi i një ish- ministri, të tjerë VIP-a në pranga

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 08:06
Qeveria Rama 1

Arrestimet këtë të dielë të dy ish-deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, i pari deputet i Lezhës dhe mik i kryeministrit, kurse Çuko edhe ish-drejtor i përgjithshëm i Burgjeve; janë hapja e një dosje arrestimesh VIP që do të vijojë deri në Vitin e Ri 2019.

Përveç vendimit të prokurorisë, duket se ka patur edhe një regji politike, pasi i arrestuan pikërisht ditën e dielë, pasdite, që të bënin lajm në publik. Dhe për të thënë se “prokuroria nuk ka varësi nga kryeministri Rama”, siç akuzon opozita.

E realizuan mjeshtërisht skenarin.

Para tre ditësh ministri Brendshëm Fatmir Xhafa në konferencë shtypi me drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane, tha në fund se “këto ditë mbani telefonat hapur!”, duke nënkuptuar se do të ketë arrestime të rëndësishme. 

Gazeta “Koha Jone” e paralajmëroi këtë citim të ministrit Xhafaj. Dhe kështu ndodhi dje.

Prokuroria e Krimëve të Rënda dhe si organ në tërësi ndodhet në një proces ndryshimesh të forta. Akoma ka nëpër duar dosjen e ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, të cilën e rrotullon nëpër duar, por në gjykatë nuk është gati ta dërgojë për pretencën finale. Informacionet thonë se po hetojnë me intensitet edhe dy ish-ministra, njëri nga mazhoranca dhe tjetri nga opozita.

Nëse për ish-deputetin Çuko kryeministri Rama reagoi me një shënim ku mbështeste prokurorinë, por për ish-deputetin e Lezhës, Arben Çuko nuk mendohet se e priste arrestimin, pasi edhe nuk ka reaguar. 

Megjithatë duket se kemi hyrë në një fundviti me arrestime VIP dhe ndofta gabohemi, por një ish-ministër që pritet të arrestohet do të ketë polemika të forta në politikë. 

Ndërkombëtarët kanë kërkuar me insistim për arrestime të nivelit të lartë në pushtet, ndërkohë publiku nuk beson se do të kemi arrestim ministri. 

Opozita ka akuzuar disa ish-ministra dhe ministra të qeverisë Rama,ndërkohë që prokuroria nuk ka mbyllur hetimet, sidomos për një ministër të sotëm.

Kjo e dielë mund të shënohet si fillimi i arrestimeve VIP në politikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test