Identifikohet bosi i laboratorit të drogës në Has, pronar i hotelit në Rinas

Shqipëria

Identifikohet bosi i laboratorit të drogës në Has, pronar i hotelit në Rinas

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:58
Foto

Shpallet ne kerkim nderkombetar drejtuesi i laboratorit te heroines ne Has.

Policia e ka identifikuar dhe me pas shpallur ne kerkim dhe behet fjale per shtetasin A.Hoxha nga Kruja, i cili njihet si biznesmen.

Ai është pronar i një hoteli në Rinas dhe dyshohet se drejtonte aktivitetin e grupit kriminal të heroinës në Has.

Fill pas zbulimit te laboratorit te droges në fshatin Bernog të Hasit, u arrestuan 3 anëtarë të familjes Shuti.

U sekuestruan si dhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat