Masakra e 21 Tetorit 1943 në Matjan, përkujtohen 82 martirët e pushkatuar pa gjyq

Shqipëria

Masakra e 21 Tetorit 1943 në Matjan, përkujtohen 82 martirët e pushkatuar pa gjyq

Nga: Beqir Sina - Divjakë Më: 22 tetor 2018 Në ora: 10:32
Matjan

Tek memoriali i ngritur në Divjakë, u përkujtuan 82 të vrarët e masakrës së Matjanit në 21 tetor të vitin 1943.

Përfaqësues të pushtetit lokal - deputetët e zonës, ish të burogusur dhe të interrnuar politik,lider të partive politike të djathta, familjarë dhe të afërm të tyre, vendosën në  memorialin e ngritur në qendër të qytetit kurora me lule me të freskta.

Dy vjet më parë, Presidenti i Republikes së Shqipërisë, Bujar Nishani i ka shpallur 34 prej tyre Martirë të demikracisë, ndërsa  58 të tjerët u shpallën dëshmorë të demokracisë të cilët janë të  vrarët në Matjan.

Folësit thanë se ata  janë pushkatuar pa gjyq nga  Mehmet Shehu, si kundërshtarë të vijes së Partisë.

Në këtë ceremoni morën pjesë Nebil Cika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Prëndjekurve Politik, Ekeljed Alibeaj dhe Myslym Murrizi, e Luan Baci, të partisë demokratike, Uran Kostreci ish i burgosur politik, Simon Mirakaj ish i presekutuar politik, avokat Artan Murrizi.

Gjithashtu, Artur Roshi ,kreu i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar mori pjesë në cermoninë së bashku me nën/kryetarin Edi Belishova dhe kryetarin e Këshillit të Bashkisë së Peqinit, Enver Karina.

Folësit në këtë ceremoni pasi nderuan këto viktima kërkuan  dënimet e krimeve komuniste, duke i quajtur ato si krime kundër njerëzimit , të cilat ende edhe sot nuk janë ndëshkuar, dhe bënë thirrje me këtë rast për unifikim e së djathtës shqiptare në “luftën” kundra pjëllës së tyre insatalimin e neo-diktaturës në Shqipëri, sic thanë folësit.

Kurse Deputetët e Partisë Demokratike,  thanë se dekomunistizimi në Shqipëri do të shkojë deri në fund me largamin e pinjollve të komunizmit të cilët udhëheqin Shqipërinë sot.

Drejtuesi i kësaj ceremonie avokati Artan Murizi, kujtojë të prnaishmëve se po përkujtonin këtë datë duke kujtuar këta heronjë të nacinionalizmit shqiptar.”Ata pranuan gjithcka edhe vet-flijimin vetëm e vetëm për të luftuar fashizmin dhe komunizmin” tha ai.

Nebil Cika kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë në Shqipëri, tha se “Fatkeqësisht edhe sot mbas 28 vjet demokraci komunistët e neokomunistët i kemi cdo ditë përball nesh - por vecse tani her hapur dhe her paksa edhe më të kamuflluar.

“Ne duhet të bëjmë më shumë - duke u frymëzuar ajo cka bënë këta martirë për kombin , nacionalizimin dhe atdheun e tyre - Zoti i bekoftë martirët, familjarët dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë” tha zoti Cika.

Enkelejd Alibeaj i cili solli edhe një përshëndetje të Kryetarit të Partisë Demokratike z Luzim Basha, me fjalë miradie iu drejtua organizatorit të kësaj ceremonie ShoqatësAntikomuniste  Kombëtare të Përndjekurve Politik, e cila tha ai me këtë përkujtime po ngjallë frymën nacionaliste dhe po zhduk nga mremoria atyre pluhurin e harresës që hodhën neokomuistët e ardhur në pushtet.

Ai tha se :” Kjo është një datë që sjell të freskë se cfarë një diktature dhe diktaor i bën qytetarëve të vet.”

Deputeti i kësaj zone zoti Myslym Murrizi, i cili ka 6 anëtarët më të afërt të familjes së tij të pushkatuar në këtë memorial, tha se : “Këta djem u vranë pa gjyq dhe sot ne vijmë në respekt të tyre.Por nëse heshtim ne heshtin, qytetarët e lirë heshtin, athere  cdo diktarurë ose neodiktaturë instalohet ashtu sic është instaluar sot në Shqipëri”.

Kryetari i partisë Balli Kombëtar Demokrat zoti Artur Roshi , duke përkujtuar aktin heroik të këtyre nacionalistëve - ish anëtarëve të Ballit Kombëtar, bëri thirrje që në okeljon e atyre martirëve dhe për hir të veprës së tyre madhore të gjithë duhet të bashkohemi për të rikthyer të djathtën në krye të vendit tonë.

“Duhet të jemi promotorët e konservatorizimit, dhe kështu duhet të bashkëpunojmë si të barabart dhe si të djathët, pa ndarje të tilla të ballit, partisë demokratike, levizja e legalitetitit e të tjera. E djathta tha ai është e djathtë dhe duhet të funksionoi si e till, duhet ngritur si e tillë . Cka unë besojë tek kjo rradhë e deputeteve të partisë demokratike , e cila është shumë pranë nesh - shumë pranë nacionalizmit dhe të djathtës shqiptare”, tha nder te tjera kreu i Ballit Demokrat Kombëtar zoti Artur Roshi.

Kurse njeri nga anetaret e familjarve te pushkatuar kujtoje se :” Kam  qenë vetëm tre vjeç, por e mbaj mend vrasjen e babait dhe vuajtjet përgjatë 50 viteve që pasuan regjimin komunist.” tha Banush Muça, 78 vjeç i cili  kërkon ende drejtësinë e munguar dhe shton se “Babai im, e kanë marrë me zor nga puna e kanë heq dhe unë 3 vjeç kam qenë në atë kohë dhe kam vujt shumë nga regjimi komunist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat