Grupi i PS, Rama shmang super-operacionin, porosi deputetëve për lojërat e fatit…

Shqipëria

Grupi i PS, Rama shmang super-operacionin, porosi deputetëve për lojërat e fatit…

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:01
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama për të diskutuar për situatën në vend si dhe dy nismat e maxhorancës.

Rama mesohet se nuk eshte fokusuar tek ngjarja e dites qe lidhet me operacionin e policise por tek se propozimi i tij për bastet dhe ai për shpifjen

Mësohet se kryeministri Rama ka porositur qe të mos mungojë asnjë nga deputetet në seancën e së enjtes ku do të votohet projektligji për lojërat e fatit. Rama ka kërkuar gjithashtu qe të denoncohet çdo shpifje.

“Ligjin për lojërat e fatit do ta votojmë me shumicë dhe është i lutur çdo deputet i opozitës t’i bashkohet votimit. Të gjithë duhet të jeni në seancën e së enjtes për të votuar ligjin për lojërat e fatit. Asnjë të mos mungojë në seancën e së enjtes.
Po kështu do ju kërkoja që të gjithë të denonconi çdo shpifje duke firmosur dhe kaq. Ka ekip që e ndjek”, mësohet se ka thënë Rama në mbledhjen e grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat