Iu arrestua vëllai për trafik kokaine, dorëhiqet Arben Isaraj

Shqipëria

Iu arrestua vëllai për trafik kokaine, dorëhiqet Arben Isaraj

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:18
Arben Isaraj

Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, është dorëhequr nga posti që mbante prej më shumë se 1 viti.

Dorëheqja i është dorëzuar kryeministrit Edi Rama. Vendimi i dorëheqjes së Isarajt, ka ardhur pasi të shtunën policia ka arrestuar vëllanë e tij me drogë në Tiranë.

Uniformat blu e mbajtën të fshehtë për 48 orë arrestimin e tij, por pas denoncimit të gazetarit Basir Çollaku, policia e pranoi dhe bëri një deklaratë të shkurtër.

Pak orë pasi Gjykata e Tiranës e la në burg Altin Isarajn, ka ardhur edhe dorëheqja e drejtorit të Patentave, Arben Isaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat