Aktivistja i ndërpret fjalën Ramës, por rojet e tij…

Shqipëria

Aktivistja i ndërpret fjalën Ramës, por rojet e tij…

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 17:10
Pamje nga momenti kur aktivistja i ndërpret fjalën Ramës

Kryeministri Edi Rama, është bërë sot protagonist i një incidenti që i ka ndodhur gjatë fjalës së tij në një takim me studentë dhe profesorë. Gjatë fjalës së Ramës, dy vajza aktiviste të lëvizjes “Për universitetin”, kanë nxjerrë një banderolë ku shkruhet “Boll i zhvatët studentët!”.

Vajzat aktiviste kanë folur në lidhje me reformën në arsimin e lartë, por në këtë moment kanë ndërhyrë personat që kujdeseshin për sigurinë e aktivitetit, duke i nxjerrë jashtë vajzat.

Në ikje dëgjohen të bërtiturat e njërës prej vajzave, që thotë: “boll i zhvatët studentët”, ndërkohë që Rama ia kthen duke i’u drejtuar të pranishme me frazën, “me siguri ngelëse…”.

Disa studentë pjesë e grupit që janë kundër qeverisë dhe reformave të Edi Ramës, janë futur në ambientet ku po zhvillohej takimi duke e kundërshtuar. Në videot e bëra publike duken edhe pamjet kur rojet e Edi Ramës, marrin me forcë studenten duke e nxjerrë me forcë jashtë.

Dhe Rama ndërpret fjalën duke thënë: ‘Okej…Me siguri ngelëse, por nuk ka rëndësi, janë shfaqje të kudondodhura në botën e internetit’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat