Korçë, platformë elektronike për zgjidhjen e problemeve në komunitet

Shqipëria

Korçë, platformë elektronike për zgjidhjen e problemeve në komunitet

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 19:34
Korçë

Një platformë elektronike do të vijë në ndihmë të qytetarëve të Korçës, për çdo problem apo shqetësim që ata ndeshin në jetën në komunitet.

Bashkia e Korçës ka vënë në dispozicion portalin “www.përmirësoqytetin.al” ku çdo qytetar mund të drejtohet nëse konstaton diçka që duhet përmirësuar në qytet, apo në lagjen ku jeton.

“Jepi zgjidhje me një raportim! Problematika të përditshme në mjedisin e përbashkët, ndriçimi publik, pastrimi, sinjalistika rrugore, parkimi, hapësirat e gjelbra etj, mund t’i adresoni tek portali www.përmirësoqytetin.al, nga telefoni ose kompjuteri juaj”, thuhet në një njoftim të Bashkisë së Korçës.

Sistemimi i sinjalistikës rrugore përgjatë bulevardit “Fan Noli” është një prej shqetësimeve që është adresuar në këtë portal dhe që tashmë ka gjetur zgjidhje. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat