Policia: Lul Berisha nuk është shpallur në kërkim

Shqipëria

Policia: Lul Berisha nuk është shpallur në kërkim

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 21:11
Lul Berisha

Hetimi dyvjeçar i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me një grup kriminal që vepronte në fushën e trafikimit të narkotikëve në zonën e Shijakut, çoi në zbulimin e një rrjeti trafikantësh në gjithë vendin, nga Hasi në Delvinë e në disa shtete të Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht hetimet, që çuan në arrestimin e 27 pjesëtarëve të organizatës, sekuestrimin e një sasie narkotikësh, zbuluan sipas prokurorisë se grupi i goditur pas operacionit “VOL-VO 4”, ishte përfshirë në një sërë aferash korruptive, duke ushtruar ndikim te funskionarë të administratës.

Mbrëmjen e të dielës, u njoftua po ashtu se ishin ushtruar kontrolle edhe në banesën e Lulëzim Berishës, i dënuar si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal dhe i liruar pas një sërë vendimesh të diskutueshme të gjykatave.

Të pyetur nga BIRN, burime zyrtare të Policisë së Shtetit pohuan se, kontrolli i ushtruar në banesën e Lulëzim Berishës është kryer bazuar në një vendim gjykate, por shtuan se nuk ka asnjë urdhër-arresti ndaj tij dhe se nuk figuron i shpallur në kërkim.

Avokati i Berishës, Detar Hysi kundërshtoi këtë version, ndërsa pretendoi se kontrolli kishte qenë i paligjshëm. Sipas avokatit Hysi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia mbrëmjen e të dielës, sipas tij në tejkalim të kompetencave nga ana e policisë, nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat