Berisha: Operacioni në Has u dekonspirua, laboratori prodhonte 5.2 ton heroinë

Shqipëria

Berisha: Operacioni në Has u dekonspirua, laboratori prodhonte 5.2 ton heroinë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 21:25
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur se në laboratorin e drogës kishte plot 5.2 tonelata heroinë, nëse sasia e madhe e opiumit e gjetur në atë laborator, do të kthehej në heroinë.

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, ish kryeministri është shprehur se arrestimet e djeshme ishin një dështim, pasi sipas Berishës shumica e urdhër- arresteve të lëshuara nuk shkuan deri në fund. Berisha theksoi se shumica e operacioneve  është dekonspiruar nga policia.

“Fundjava e dekonspirimit të operacioneve ndërkombëtare, pasi janë lëshuar 45 urdhër arrested he janë arrestuar 26 persona. Të tjerët janë informuar me kohë dhe janë larguar.

Marrim Hasin. Një info që vjen nga Gjermania. Sasia e konvertuar në heroinë arrin në 5.2 tonelata po të kthesh opiumin në heroinë. Ata që u kapën, mos mendo kurrë se ato lëvizin për një dy apo tre fshatarë. Ata kanë një proteksion të madh politik. Këto tonelata janë një sasi e madhe për Evropën e jo më...

Këto sasi nuk lëvizin dot kurrë pa garancinë më tëmadhe politike.

Kush e denkonspiroi operacionin?

Policia. Ska asnjë diskutim për këtë. E sigurtë që kupola e mbrojtjes politike u njoftua. Është në rangje të biznesit e politikës së lartë. Kjo është shumë më e madhe se Xibraka. Kjo sasi është 5.2 tonë heroinë e kthyer nga opiumi në heroinë.”-tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat