Foto-Lajm / Berisha: Ja lidhjet e Avdulajt me Ramën

Shqipëria

Foto-Lajm / Berisha: Ja lidhjet e Avdulajt me Ramën

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 21:37
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sot në ‘Open’ se dy nga kriminelët e arrestuar ditën e djeshme, e njohur si banda e Avdylëve në Durrës ka lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe vangjush Dakon.

Berisha ka treguar edhe një foto ku Avdyli pozon në krah të Edi Ramës. Më tej Berisha tha se ata kanë ndikuar edhe në zgjedhjet lokale.

“Lidhjet e Avdylit me Edi Ramën janë të faktuara (tregon foton). Ka video që tregojnë lidhjet e Gjushit me Avdylin, të Ramës me Avdylin. Këta kanë emëruar inspektorin e mjedisit në Durrës., inspektorin e AKU-së. Lidhjet midis bandave, Avdylt, Bajrat Nokajt, por në krye të tyre ka qenë Geron Xhafa’, tha Berisha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat