Berisha: Rama, Bushati e Dako të lidhur me krimin në Shkodër e Durrës

Shqipëria

Berisha: Rama, Bushati e Dako të lidhur me krimin në Shkodër e Durrës

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 07:29
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Arian Cani

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion ‘Open’ riakuzoi kryeministrin Rama si dhe ministrin Bushati, e deputetin Luan Harusha se janë të lidhur me bandën kriminale të Bajrave në Shkodër.

Ndërsa, po sipas Berishës, Rama dhe kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako janë “bosët” bandës së “Avdylajve” në Durrës.

“Unë jam politikan dhe detyra ime është të pres lidhjet e politikës me krimin. Por nëse arrestohet ushtari dhe jo bosi, kjo ka një vlerë, por vlera kryesore është të arrestohet Bosi. Bosi në këtë Rast është rama. Për Bajrajt është Rama, Bushati dhe Harusha. Për Avdulët është Gjushi dhe Rama. Bushati i ka kërkuar që të ndërhyrë Rustem Bajrajt që të ndërrojë trajnerin e klubit të Velipojës dhe i ka ndërruar”, tha ndër të tjera Sali Berisha në studion e “Open”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat