Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet 54-vjeçari në Kavajë

Shqipëria

Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet 54-vjeçari në Kavajë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 09:07
F

Në pranga ka përfunduar Liman Beu, pasi akuzohet nga drejtësia italiane për disa vepra penale.

Policia e Kavajës ka arrestuar një 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka përfunduar Liman Beu, pasi akuzohet nga drejtësia italiane për disa vepra penale. 54-vjeçari pritet të ekstradohet në Itali.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, bën arrestimin provizor të shtetasit :

– Liman Beu, 54 vjeç, banues në Kavajë.

Beu është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga nenet 600, 648, 628, 629, 582, 585 dhe 576  të Kodit Penal Italian dhe të Ligjit Italian nr.75 datë 20.02.1958.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat