“Kemi ca drejtorë legena që po na nxinë faqen”, Rama mbledh kryesinë e PS-së

Shqipëria

“Kemi ca drejtorë legena që po na nxinë faqen”, Rama mbledh kryesinë e PS-së

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 09:58
Edi Rama

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, Edi Rama mblodhi sot kryesinë e PS-së.

Mbledhja u thirr dy ditë pas arrestimit të ish drejtorit të policisë së burgjeve, Arben Çuko dhe ish- deputetit Arben Ndoka.

Rama ka kërkuar një raport lidhur me emërimet si dhe të vendoset një kqyrje më e thellë për emërimet e drejtorëve rajonalë.

Këtë gjë Rama e paralajmëroi një ditë më parë në mbledhjen e deputetëve të PS-së.

Ndërsa një temë tjetër diskutimi është ajo që lidhet me ligjin e ri antishpifje.

Ai kërkon nga deputetët dhe ministrat që të mbajnë shënim dhe të raportonin çdo shpifje ndaj tyre në departamentin Anti Shpifje në parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat