Rritje e numrit të udhëtarëve në aeroportin dhe portet e Shqipërisë

Shqipëria

Rritje e numrit të udhëtarëve në aeroportin dhe portet e Shqipërisë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:09
Foto

9 mujori i këtij viti ka shënuar rritje të numrit të udhëtarëve në aeroportin “Nënë Tereza” si dhe në portet shqiptare.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në rrjetin social, teksa publikon një video informacion mbi ecurinë  e treguesve të transportit në këtë 9 mujor.

MIRËMËNGJES , dhe me këtë videoinformacion mbi ecurinë e treguesve të transportit për 9-Mujorin 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Krahasuar me vitin 2017, ku numri i udhëtarëve të hyrë dhe të dalë në aeroportin “Nënë Tereza”, ishte 2,008,811, në këtë 9 mujor të këtij viti numri  i udhëtarëve është 2,291,884, transmeton atsh. Numri i udhëtarëve të transportuar me hekurudhë në 2017 ishte 2200 persona, ndërsa në 2018 2387 persona.

Edhe në portet tona numri i udhëtarëve të hyrë dhe të dalë ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë, ku në 2017 ishin 1,290,487, ndërsa në 2018 1,311,047.

Përsa i përket numrit të kontenierëve të përpunuar të dhënat tregojnë që 2017 u përpunuan  86, 687 ndërsa në 2018  janë 101, 221 konteniere të përpunuara në portet tona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat