Braçe: Deputetët socialistë u kërcënuan nga segmente të lojërave të fatit

Shqipëria

Braçe: Deputetët socialistë u kërcënuan nga segmente të lojërave të fatit

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:16
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi gjatë votimit të ligjit të lojërave të fatit, se deputetët socialiste të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave kanë marrë kërcënime për dy javë rresht nga segmente të caktuara të lojërave të fatit.

“Dua të përgëzoj këta burra dhe gra deputetë të cilët nuk u tremben nga presioni i madh që kanë pasur gjatë këtyre dy javëve të fundit. Ja ku janë nuk u ndalen”, tha Braçe.

Kreu i komisionit falenderoi edhe kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e financave Arben Ahmetaj që nuk u lëkundën dhe i qëndruan besnik këtij vendimi për t’i mbyllur lojërat e fatit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat