Paketë antikrim me masa më të ashpra, ndëshkimi i ‘të fortëve” vazhdon

Shqipëria

Paketë antikrim me masa më të ashpra, ndëshkimi i ‘të fortëve” vazhdon

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:05
Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj i ka cilësuar të jashtëzakonshme rezultatet e arritura nga operacioni “ Forca e Ligjit” për “Ndëshkimin e “të fortëve””

Xhafaj deklaron se shumë shpejt do të ketë një paket  antikrim me masa më të ashpra për të realizuar aksione të tjera për të ndëshkuar paligjshmërinë.

“ “Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit është rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!

“Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe angazhueseve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën”, deklaron ministri.

“Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!”, tha Xhafaj. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat