Veliaj: PD e ka kthyer shpifjen në zanat

Shqipëria

Veliaj: PD e ka kthyer shpifjen në zanat

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:36
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi vendimin e sotëm të gjykatës e cila dënoi sot anëtarin e Partisë Demokratike në këshillin bashkiak, Akil Kraja, për akuzën e shpifjes.

Në dëgjesën me banorët e njësisë Nr 3 në kryeqytet, Veliaj theksoi se PD e ka kthyer shpifjen në profesion më vete. Sikurse kryeministri la porosi, Veliaj siguroi se lekët e fituara do të shkojnë për t’i dhuruar dy kompjuterë për shkollën “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz për edukimin e brezit të ri.

“Ne sapo fituam një gjyq me PD ku gjykata e Tiranës dënoi për shpifje një parti shpifjen e ka kthyer në hobi, shpifjen e ka kthyer në zanat, në profesion dhe ashtu siç u la porosi nga kryetari I PS, të gjitha paratë e fituara nga shpifjet, nga gjyqet për shpifje do të shkojnë për të sjellë më shumë kompjutera, libra dhe materiale didaktike në shkollat tona. Unë kam vendosur që një milionë lekët e vjetra, aq sa kishim kërkuar për shpifjen, në Gjykatën e Tiranës ndaj PD, nesër do i bëj dhuratë dy kompjutera për shkollën Isa Boletini, është një shkollë në Kodër-Kamzë, atje ku nevojat janë edhe më të mëdha. Të gjitha paratë që fitohen nga shpifjet e SHQUP-it do i kthejnë në të ardhura dhe në të mira materiale për fëmijët e Tiranës, si mënyra më simbolike për t’i dhënë dikujt këtë mesazh: Nuk ecet përpara me shpifje! Para ecet me punë, para ecet duke thënë të vërtetën, para ecet duke debatuar nevojat të komunitetit por shpif, shpif se lirohesh nuk funksionon”, deklaroi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat