U largua nga vendi i vuajtjes së dënimit, kapet i dënuari

Shqipëria

U largua nga vendi i vuajtjes së dënimit, kapet i dënuari

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Shtetasi Ervis Gjini pasi u largua nga vendi i vuajtjes së dënimit, është kapur nga Policia e Vlorës. Ndalimi i 36-vjeçarit u bë në lagjen “1 Maji” në Vlorë, ku shtetasi vitin e kaluar ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Pas daljes me leje, i dënuari ka tejkaluar afatet duke mos u kthyer më. Gjithashtu, ky shtetas ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale në fushën e vjedhjes pasi akuzohet për “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 323 dhe 134/2 të Kodit Penal. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat