BE jep 70 mln euro për agroturizmin, Soreca: Kapeni këtë mundësi

Shqipëria

BE jep 70 mln euro për agroturizmin, Soreca: Kapeni këtë mundësi

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:36
Luigi Soreca

Nga Durrësi, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i bëri thirrje fermerëve shqiptarë të aplikojnë për të përfituar nga FONDi IPA, i cili akordon mbi 70 milionë euro për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe agroturizmin. Bashkë me të, edhe kryeminsitri Rama bëri thirrje që fermerët të aplikojnë për ato kultura që qeveria mbështet, pasi për të tjerat nuk do të ketë financime.

Bashkimi Europian nëpërmjet fondeve IPA do t’i akordojë Shqipërisë mbi 70 milionë euro në sektorin e agroturizmit.

Krenar për këtë vendim, përfaqësuesi i Brukselit në Tiranë, Luigi Soreca, i bëri thirrje fermerëve të aplikojnë pasi ky është momenti.

Luigi Soreca: Jam krenar që Shqipëria mund të fillojë implemetimin e programit IPA. Do doja të thoja që kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë. Ju inkurajoj fort të jeni shumë proaktivë dhe të përfitoni mundësitë e hapura nga fondet IPA 2. Nëse keni ide, nëse keni ëndrra për aktivitetin tuaj, tani është koha të kapni mundësinë tuaj.

Një ditë të mirë e quajti edhe kryeministri Rama, i cili tha se vështirësia tani është jo të gjejnë fonde, por të mund t’i shpërndajnë të gjitha paratë.

Rama tha se qeveria do t’i shpërndajë tek ato kultura që kanë mundësi për eksport.

Rama: Nuk është më çështja a kemi mjaftueshëm, por a do të jemi në gjendje që të absorbojmë në ekonominë rurale të gjitha këto fonde. Gjithëkush është i lirë të mbjellë çfarë të dojë, por ne mbështesim vetëm një numër të caktuar kulturash dhe prodhimesh që kanë perspektivë eksportin.

Si një tifoz i ekipeve italiane të futbollit, Kryeministri përfitoi nga rasti për një batutë me ambasadorin e BE mbi ekipet e tyre të zemrës.

Rama: Kemi një kontradiktë të pashmangshme që do të mbetet deri në fund se Ambasadori është me Napolin, unë dihet se me kë jam. Sa herë e shoh me vjen keq se është gjithmonë i dyti, por sidoqoftë po e mbajtët vendin e dytë në raport me ne, jemi mirë të dy palët. Të paktën në këtë rast. Merreni si të doni ju këtë tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat