Kanceri, Sazan Guri: Ndotja në mjedis jep efektin në shëndet

Shqipëria

Kanceri, Sazan Guri: Ndotja në mjedis jep efektin në shëndet

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:04
Sazan Guri

Kanceri po përhapet me shpejtësi, e ai i mushkërisë po godet më së tepërmi kohët e fundit, e kjo i ndikuar edhe nga ndotja e mjedisit.

I ftuar në studion e “Top Talk”, Sazan Guri u shpreh se kjo vjen nga ndotja e ujit, tokës dhe ajrit. “Efektet e ndotjes në mjedis japin efektet e tyre në shëndetin”, u shpreh ai.

“Jemi përballë një fakti që rritja me 2 gradë e temperaturave tregon se njeriu po përballet me rreze më të forta diellore. Femrat ndikohen nga kjo për kancerin e gjirit”, thotë ai.

Sazan Guri bën thirrje që njerëzit të bëjnë sa më tepër kujdes, të ruhen nga rrezet, të marrin ushqim të kontrolluar, e të shmangin zonat e ndotura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat