Vrasja në ish- Bllok, Ervis Martinaj ka edhe pasaportë të Kosovës, Prokuroria i druhet arratisjes

Shqipëria

Vrasja në ish- Bllok, Ervis Martinaj ka edhe pasaportë të Kosovës, Prokuroria i druhet arratisjes

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 17:38
Ervis Martinaj

Prokuroria kërkon në gjykatë "arrest me burg pa afat" për biznesmenin Ervis Martinaj pas provave të reja të gjetura për rolin e tij në ngjarjen e 4 tetorit në Bllok.

Kërkesa e organit të akuzës bazohet në dyshimet se Martinaj ka qëlluar me armë në vendin ku u vra Fabion Gaxhaj dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë ai.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se ekspertimi i kryer më 6 tetor ka gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë në duart e Ervis Martinajt. 

Po kështu prokuroria thotë se nga ekspertimi që i është bërë telefonit të Martinajt në Izrael janë zbardhur dhe bisedat e kryera prej tij natën e ngjarjes ku u kërkon personave të rrethit të tij shoqëror të marrin armët e të shkojnë tek lokali i Redi Popeskut në zonën e Bllokut pasi kishte një konflikt.

Kërkesa e Martinajt që njerëzit e tij të shkonin me armë tek vendi ku ndodhi ngjarja kishte ndodhur pas një takimi që ai kishte lënë me Ervin Matën. Nga ekspertimi i telefonit është zbuluar se natën e ngjarjes ora 21:17 minuta Martinaj ka komunikuar në ëhats app me personin  e regjistruar me emrin Boli ku ka lënë vendin e takimit.

Sipas prokurorisë takimi i Martinajt me Matën nuk ka qenë rastësor, raporto "Ora".

Ndërkohë Prokuroria ka zgjeruar hetimet dhe për akuzën e pastrimit të parave. Nga aktet e procedimeve penale rezulton se prej 2009 ka blerë pasuri në vlera të konsiderueshme. Mënyra e shlyerjes është Cash dhe burimi i të ardhurave ishte i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohej me burimet e ligjshme që kishte ky shtetas.

Sipas saj deri tani në emër të Ervis Martinaj janë gjetur të paktën 85 mijë euro të pajustifikuara. 

Prokuroria evidenton faktin se Martinaj ka dhe një pasaportë kosovare me emrin Admir Koca.Prokuroria kërkon arrestin me burg pasi ekziston rreziku i largimit jashtë vendit.

"Pasaportën ai e perdorte edhe per te dale jashte kufijve te Shqiperise. Kjo është dokumentuar me printim nga sistemi TIMS. Për këtë informacion është kërkuar me anë të letërporosisë administrimi i të dhënave nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës" thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Gjykata e Shkallës së parë e Tiranës është tërhequr për të marrë vendimin.

Prokurorët e çështjes janë Artan Lulaj, Anisa Qilimi dhe Kreshnik Ajazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat