Vasili: Nga analfabeti politik kanë ardhur gjithë të këqiat

Shqipëria

Vasili: Nga analfabeti politik kanë ardhur gjithë të këqiat

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 21:05
Petrit Vasili

Kreu i Grupit parlamentar i Lëvizjes socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka përcjellë përmes fjalëve të Bertold Brehti, atë se çfarë përfaqëson kryeministri Rama dhe deputetët e tij.

Sipas Vasilit nga analfabeti politik kanë ardhur gjithë këto të këqia, duke ju referuar kryeministrit Edi Rama.

Ja çfarë shkruan Vasili:

Analfabeti politik i yne aty eshte,ja tek e keni......se ç'perfaqeson e thote me mire Bertold Brehti:

"Analfabeti më i keq është analfabeti politik.

Analfabeti politik është kaq

gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin

duke thënë se e urren politikën.

Nuk e di hajvani

se nga injoranca e tij politike

lind prostituta,

fëmija i lënë rrugëve,

grabitësi me thyerje,

lind më i keqi i të gjithë banditëve,

që është politikani mashtrues,

mafiozi i korruptuar!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat