Mosdekretimi i Lleshit, Zheji: Sinjal i fortë nga Meta

Shqipëria

Mosdekretimi i Lleshit, Zheji: Sinjal i fortë nga Meta

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 21:33
Mosdekretimi i Lleshit, Zheji: Sinjal i fortë nga Meta

Drejtuesi i emisionit "360 Gradë", Artur Zheji, deklaron se Meta ka vepruar në kuadrin kushtetues të funksionit të tij lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

Në një lidhje telefonike për Ora News, analisti thotë se është e paprecedent që një këshilltar i  kryeministrit të kalojë në një nga ministritë më sensitive, ndonëse nuk e sheh tek arsyet e Metës për refuzim.

Zheji gjykon se Kreu i Shtetit është treguar shumë i kujdesshëm nisur edhe nga fakti se bëhet fjalë për Ministrinë më të përfolur dhe më të goditur, me dy dorëheqje të njëpasnjëshme të Ministrave Tahiri dhe Xhafaj.

A do të sjellë kjo një përplasje politike? Zheji thotë që po, edhe pse e shikon të panevojshme ti hidhet benzinë zjarrit.

Lleshi nuk shkoi në takimin  e Metës

Zheji: Nga disa informacione gazetareske që kam, reagimi ka ardhur 24 orë përpara kur gjykohet dhe mendohet se ka ushtruar një lloj presioni ndaj kandidatit për Ministër të Brendshëm Sandër Lleshi që të mos shkonte në takimin me zotin Meta, që në fund të fundit është një takim institucional. Duke përjashtuar ngjyrimet emocionale mendoj se Meta ka vepruar në kuadrin kushtetues të funksionit të tij.Do ketë një reagim pakënaqësie, ndërdhëmbë apo shprehur hapur nga kryeministri dhe sidomos nga gjuetarët e nivelit të dytë dhe të tretë të PS-së që do krijojnë ndoshta shumë variante dhe intriga lidhur me këtë vendimmarrje, që unë mendoj që është ushtrim i rregullt kompetencash nga ana e Presidentit Meta.

E paprecedent, një këshilltar i kryeministrit të shkojë në Ministrinë e Brendshme

Zheji: Është hera e parë por me gjithë reformën më të fundit kushtetuese që zvogëlon kompetencat presidenciale, fakti që i lë filtrin e fundit institucional presidentit për dekretimin apo jo të Ministrit në fjalë mendoj se është kompetencë kuadër e rolit të Presidentit, pavarësisht se jemi në republikë parlamentare dhe ku dihet se roli i Presidentit është një rol që do të zëvendësonte dhomën e dytë të senatit, siç kanë parlamentet e vendeve më të zhvilluara, që filtron vendimet e dhomës së parë, Kuvendit. 

Unë mendoj se do të ishte tepër politike dhe do të ishte benzinë mbi zjarrin nëse do të bëhej një analizë apo superanalizë lidhur me konstitucionalitetin e zotit Meta për këtë vendimmarrje. Gjithësesi është pothuajse e paprecedent që një kandidat për Ministër, pavarësisht figurës ushtarake që përfaqëson zoti Lleshi, të kalojë direkt nga funksioni i këshilltarit të kryeministrit në një nga ministritë më sensitive, Ministri e goditur nga dy dorëheqje të njëpasnjëshme, pavarësisht intervalit të kohës, zotit Saimir Tahiri një vit e kusur kohë më parë dhe të Xhafaj një javë më parë.

Mosdekretimi, sinjal i fortë nga Meta

Zheji: Jo nuk mund të them aspak këtë gjë. Por edhe ky veprim që ka nuanca arrogance që një këshilltar i kryeministrit që nuk ka një funksion politik të përcaktuar në PS. Ose kemi një anëtar kabineti ose një Ministër të një Ministrie kaq të rëndësishme që ka marrë pjesë në fushatën elektorale të PS, ka marrë pjesë në vendimmarrjen politike të PS. Por një personazh i kualifikuar si zoti Lleshi, nga paradhoma si këshilltar i Kryeministrit të shkojë në postin më sensitiv, më të ndjeshëm, më strategjik të këtij momenti në kabinetin e zotit Rama më duket dhe një arrogancë nga Rama. Pavarësisht se kjo nuk ndikon ndoshta në vendimmarrja e Presidentit Meta, filtri institucional për informacione të detajuara dhe të sofistikuara që presidenti i zotëron më shumë se ne dhe nëse do të rritet presioni politik nga mazhoranca do të bëhen shkallë-shkallë publike. Kemi një filter brenda kuadrit institucional dhe një vendimmarrje që: Ok, ti në paradhomë o zotëri shko bëhu Ministër i Brendshëm se ti je njeriu im.

Është njeriu i kryeministrit, PS-së apo mazhorancës? Them që do ketë përplasje që mund të jenë tërmete të nëndheshme dhe nuk përjashtohet të dalin gjithmonë e më në sipërfaqe siç ishte rasti i prononcimit të Metës për Tahirin. Meta ka vendosur që rolin e tij institucional të Presidentit për filtrin final të një emërtese që quhet Ministër i Brendshëm të përdorë rigorozitetin dhe skrupolizetin maksimal për arsye se kjo Ministri është goditur nga dy dorëheqje me akuza shumë të rënda që lidhen me objektin e luftës që kjo ministri ka, si trafiqet, trafikun e drogës, trafikun e qënieve njerëzore, kriminalitetin.

Dy Ministra që janë sulmuar, etiketuar si bashkëpunëtorë apo eksponentë të krimit të organizuar e kanë njollosur këtë Ministri me të drejtë apo pa të drejtë.Roli dhe detyra e Presidentit për të pasur filtrin më maksimal, sepse bëhet bashkëpërgjegjës me dekretimin e Ministrit pasardhës i një funksioni të ardhshëm të këtij Ministri që do të dekretohej, mendoj se është mëse korrekte dhe një sinjal i fortë se me Ministrinë e Brendshme në këtë qeveri, në të gjitha qeveritë nuk duhet luajtur më dhe nuk duhet operuar me mendjelehtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat