Ylli Pango rikthehet me kritika për PD: Pse gënjeni për ‘Pedonalen’…

Shqipëria

Ylli Pango rikthehet me kritika për PD: Pse gënjeni për ‘Pedonalen’…

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 18:44
Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango

Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango në kohën e qeverisë Berisha dhe zëdhënësja e PD-së janë përplasur në facebook, në lidhje me projektin e ndërtimit të pedonales.

Zëdhënësja e PD tha se pedonalja e parë u ndërtua nga kryebashkiaku Lulzim Basha kur ai ishte kryetar i Bashkisë.

Ndërkohë i mënjëhershëm ka qenë reagimi Pangos, i cili sqaron se projekti ka qenë i ministrisë së Kulturës, kur ai drejtonte këtë institucion dhe kryetar bashkie ishte Edi Rama.

“Po thuhet nga zëdhënësja e PD se pedonalen e ka bërë Lulzim Basha.

Jam i sigurt që zoti Basha as që pretendon se e ka bërë ketë punë se nuk ishte kryetar bashkie kur u bë projekti dhe na u dha fondi nga BE.

Ja e verteta: “Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kulturës, e cila bëri dhe projektin e pedonales. Kur u bë projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.

Unë isha ministër i Kulturës. Pedonalen e Tiranës, nuk e bëra une, por stafi im i Ministrisë ku bëja pjesë dhe une si Minister.

Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Une nuk pres ndonjë levdatë as shpërblim, por të respektojmë të verteten”, sqaron Pango.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat