Emërimi i Sandër Lleshit dhe precedenti “Nano”, sërish Meta shkaku

Shqipëria

Emërimi i Sandër Lleshit dhe precedenti “Nano”, sërish Meta shkaku

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:06
Sandër Lleshi

Ditën e nesërme pritet te mblidhet jashtë radhe seanca parlamentare për të votuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Seanca do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00, kur përfundon afati për dekretin e Metes për shkarkimin e Fatmir Xhafajt.

Eshte konfirmuar tashme se nuk do te kete emer te ri ne ministrin e Brendshme dhe se Sander Lleshi është emëruar me vendim qeverie zëvendësministër i Brendshëm.

Kjo nuk eshte hera e pare qe vendi qeveriset me zv-minister te Brendshem. Nje precedent i tille ka ndodhur ne vitin 2003 kohe kur vendi qeverisej nga Fatos Nano. Ate kohe, Nano nuk mundi te siguroje votat per kalimin e dekretit per emerimin e Marko Bellos ne postin e ministrit te Jashtem, pas largimit te befte te Ilir Metes dhe as ministrin e Brendshem, duke e lene ministrine me kompetenca te plota nga Igli Toska, pas doreheqjes se Luan Rames

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat