Prokuroria apelon vendimin: Nuk mund t’i jepet 30 ditë burg Ervis Martinajt

Shqipëria

Prokuroria apelon vendimin: Nuk mund t’i jepet 30 ditë burg Ervis Martinajt

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:30
Ervis Martinaj

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka apeluar vendimin e gjykatës për masën e sigurimit për Ervis Martinajn.

Organi i akuzës nuk është dakord me afatin e caktuar nga gjykata.

Sipas prokurorisë, rrezikshmëria e veprave të kryera dhe rrezikshmëria e autorit nuk justifikojnë gjykatën në vendimin e dhënë dhe vendimi është haptazi në kundërshtim me ligjin dhe provat e administruara.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “30 ditë burg” për shtetasin Ervis Martinaj pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre edhe Martinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat