Meta propozon Vitore Tushën për kryetare të KLSH-së

Shqipëria

Meta propozon Vitore Tushën për kryetare të KLSH-së

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 16:31
Vitore Tusha

Presidenti Ilir Meta i propozon Vitore Tushën  për pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

"Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë" thuhet në njoftimin e presidences.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat