Zbardhet një vrasje të janarit në Tiranë, ja autori i arrestuar. Emri

Shqipëria

Zbardhet një vrasje të janarit në Tiranë, ja autori i arrestuar. Emri

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor ka zbardhur një vrasje të ndodhur në janar të këtij viti.

Sipas burimeve zyrtare, mëohet është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më 14 Janar 2018 ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi. Ai është Tori (Hektor) Xhecuka, 20 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë,i cili është arrestuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të  ngjarjes se ndodhur më 14 Janar 2018 ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi.

Identifikimi i autorit të dyshuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga Tori (Hektor) Xhecuka, 20 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

20-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit M. D.

Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Për vitin 2018 Policia e Tiranës ka zbardhur të gjitha ngjarjet kriminale në fushën e vrasjes dhe të plagosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat